Ejani urgjentisht, ai eshte pa ndjenja…
Shtepia eshte plotesisht e grabitur…
Kush I hapi nenes syte…
Te themi te drejten: ne tashme jemi mesuar mos ti japim rendesi kur degjojme, qe neper dogana ndalohen thase me lende narkotike qe kapin vleren e miliona lekeve, kur degjojme qe dikush kultivon ne kopshtin e vet keto bime, kur njerez te panjohur rrethojne shkollat duke u ofruar nxenesve droge. Neve nuk na ben pershtypje dhe kur ne lajme degjojme qe vajza e djem te moshave te vogla gjenden te pa jete ne sheshin e tualetit, neper diskoteka, apo afer ndonje ndertese te braktisur. Varesia prej Droge! Mbidoza…bejm sikur kuptojme dhe u kthejme pergjigje me gjeste. Historia jone eshte e vecante, por ajo mund te ishte dhe historia e mijra te tjereve. Te flasesh per kete ja vlen, sepse dhe nje shkendije e vogel ne fund te tunelit eshte e afte te te japi shprese.
Shtepi private me kopesht ne nje nga rajonet e periferise se Budapestit. Nena — petagoge, babai — inxhinjer, motra studion ne institut. Tomash (emri eshte I ndryshuar) 21 vec. Ne moshen 16-vjecare ai per here te pare provon marjuanen. Dhe keshtu kthim mbrapa nuk kishte, hap pas hapi ariti tek heroina. Heret ne mengjes vjen kontrolli policor. Tomashit I vendosin prangat…Por shume shpejt e lirojne per arsye se eshte nen moshe. Tomashi punonte ndonjehere por leket I harxhonte shpejt. Nga shtepija filluan te zhduken sendet. Byzhuterite e arta, leket, me vone madje dhe byzhuterite e gjyshes, majtofoni, video — gjithcka. Prinderit ne fillim I folen, me vone ariten deri ne ultimatum: u perserit dhe nje here — ik nga shtepia. Dhe iku. Per disa dite nuk degjuan asgje per te deri sa nje dite miku I tij I telefonoi
per ti lajmeruar qe djali I tyre eshte pa ndjenja dhe te vinin ta mernin. Disa here u munduan ta kuronin ne kliniken Nire Djuri tek doktor Funka dhe doktor Kashshai-Farkasha, por pa sukses. Tomash kundershtoi te perdorte depridol dhe u aratis nga klinika. Une per kohe te gjate nuk kuptoja, ndoshta as nuk doja te kuptoja se c’fare po ndodhte, — tregon nena. Por fakte te reja me dekurajuan dhe me shtyne te shkoja tek nje mike time e vjeter doktoreshe Mlinaric Edit, kryetare e shoqates «MATRIKS», e ndertuar per familjaret e narkomaneve. Ajo per ore te tera me shpjegoi se c’fare e priste familjen tone dhe djalin. Gjithe rruges per ne shtepi qava. Kryesorja — Tomash eshte semure rende, une jam nena dhe duhet ta nxjer nga kjo rruge. Rokshani Kund, sekretare e shoqerise «MATRIKS» I tregon nenes se ne periferi te Moskes, ne qendren spitalore te doktor Mihail Zobin tashme 8 vjete sherojne suksesshem pacientet nga varesia psikologjike e droges. Djali nuk kishte pashaporte, nuk kishte as rroba e kepuce te sakta — te gjitha u shpenezuan per droge. Por me e veshtira per Tomashin ishte te qendrote 3 jave pa mare droge para se te vente ne Moske. Nuk mundi pa droge…..sa nena ishte gati dhe ta rrihte. J u desh ta shtynin daten e takimit per Moske. Prinderit e mernin me vete dhe ne pune, qe ta kishin nen kontroll keto tre jave qe nuk duhej te merte droge. Dhe me ne fund, Tomashi — pacienti I pare hungarez ne qendren mjekesore te doktor Zobinit ne Moske.
— Per kurimin le te flasi vete, jane emocionet e tij — thote nena. Une pashe, qe u ktheva ne shtepi me djalin tim te ri. Shpirti I tij ju hap papritur botes. Tani per te u be interesante dhe cdo gje e vogel, filloi te gezonte perseri, filloi te shoqerohej me shoket e tij te vjeter te shkolles, «te paster» nga droga. Ne vere shkoi me ta jashte shtetit. Dha provimin per te mare patente per automobil, vete u fut ne pune, filloi te mendonte per te perfunduar gjimnazin. Kur I them te me ndihmoje — me kenaqesi shkon dhe blen ushqime. Dua te tregoj dhe se si kur po vinim ne shtepi nga Moska vendosem te bejme te pamunduren te dergojme tek doktor Zobin dhe shokun e tij te ngushte. U vonuam! Kur u erdhem ne shtepi, degjuam qe ai vdiq nga mbidoza. Ishte e tmerrshme! Por ndoshta nga tronditja e lajmit Tomashi u be dhe me I vullnetshem per veten e tij.
Shoqata «MATRIKS»
U ndertua ne vitin 1990. Do te thote ceshtje primare. Detyra e shoqates — ndihma dhe mbeshtetja e familjareve te narkomaneve. Ndodhet ne rajonin XIII te Budapestit ne rrugen Ias 84-88, ne ndertesen e kabinetit narkologjik, tel.: 465-20-15. Drejtor: Mlinaric Edit. Takimet mbahen ne te premten e trete te cdo muaji ne oren 16:00. Cdo kush mund te behet anetar I shoqates. Ne mbledhje vijne ata qe kane humbur njeriun e tyre nga droga per te ndare me te tjeret eksperiencen e tyre te rende.
Mendimet dhe dyshimet e doktor Mlinaric Edit
Per metoden e doktor Zobinit, degjoj per here te pare. Kam degjuar se me nje metode te ngjashme (por me efekt jo kaq te shpejte) kurojne ne Izrael dhe SHBA. Por ne qofte se krahasojme shpenezimt, e nje familje qe kane cuar vajzen e tyre ne Izrael per ta sheruar u kushtoi milliona leke. Dhe milionat e shpenezuara nuk e kthyen vajzen ne jeten normale. Ajo vazhdon te jetoje akoma ne ate rruge dhe jeton me shokun e saj nje narkoman intensiv. Shume keq qe shteti hungarez nuk I quajne narkomanet te semure. Dua the theksoj qe pervec qendrave te reabilitimit te investuara nga Leo Amici dhe Komlo, dhe shoqata te tipit te tille ndodhen ne gjirin e besimit fetar qe do te thote se shteti nuk jep asnje fond per per keto qenda.
Pyetjet e «mengjesit te se dieles»
Ministrit te shendetesise doktorit Gogel Arpad:
A shikoni ndonje mundesi per te mare metoden e doktor Zobinit dhe per ta zbatuar ate ne kushtet hungareze? Ose deri ne c’fare mase agjensia juaj do te mbulonte shpenezimet e udhetimit dhe te kurimit te semureve ne kliniken e doktor Zobinit ne Moske? Kurimi I tyre nuk eshte aspak me pak I rendesishem se sa per shembull transplantimi I organeve. A planifikohet ndertimi I qendrave te reja kurimi nga droga nga ana
e shtetit dhe ne qofte se po, kur do te ndodhe kjo?
Ministrit te drejtesise Pokorni Zolltan:
Droge-dilerat, shitesit e ekstazes, jane pak me perpara ne krahasim me punen edukative antinarkologjike neper shkolla. Cfare metodash perdor shteti per ta shkurtur kete boshllok ne favor te ketyre rrjeteve te rrezikshme ne menyre qe femijet ta mesojne qendrimin e problemit?